Osmani kërkon përkrahje nga Britania e Madhe në furnizim me vaksina

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim virtual me ministren për Fqinjësi Evropiane dhe Amerikës në Qeverinë e Britanisë së Madhe, Wendy Morton.

Osmani tha se Mbretëria e Bashkuar mbetet aleate strategjike e Republikës së Kosovës dhe se do të angazhohet për thellimin e raporteve bilaterale në fushat politike, tregtare, të sigurisë kombëtare dhe mbrojtjes, si dhe kulturës dhe arsimit.

Ajo theksoi se prioritetet për institucionet e Kosovës janë sigurimi i vaksinave anti-COVID, krijimi i vendeve të punës dhe sundimi i ligjit.

E para e shtetit kërkoi përkrahje nga Britania për sigurimin e vaksinave për qytetarët e Kosovës.

Në anën tjetër ministrja e Britanisë së Madhe nënvizoi mbështetjen e shtetit që ajo përfaqëson në aspiratat euro-atlantike të Kosovës dhe shprehu gatishmërinë për intensifikim të raporteve bilaterale.

Më tej, ajo inkurajoi Kosovën që të jetë pjesë e agjendës globale mjedisore dhe luftimit të ndryshimeve klimatike.

Presidentja Osmani dhe Ministrja Morton diskutuan për dialogun me Serbinë dhe potencuan rëndësinë e përfshirjes së gjitha grupeve politike, përfshirë partitë opozitare, në temat e interesit kombëtar.

Share This Article