Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani tha se Maqedonia e Veriut do të marr datën për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian këtë vit.
Ai në emisionin “Rruga drejt” në Alsat, ku u diskutua nëse do të ketë ose jo datë për nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian, tha se kjo datë nuk do të jetë në muajin qershor, për shkak se nuk ka vendim nga Bundestagu gjerman, dhe për shkak të mundësive teknike nuk mund të merret një vendim për në qershor, por ai ritheksoi se datë do të ketë brenda këtij viti.