Osmani: Koha që BE-ja t’i largojë masat e padrejta ndaj Kosovës  

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani pas takimit me presidentin e Letonisë, Edgars Rinkevics ka falënderuar shtetin e tij që mbështet Kosovën në shumë fusha, gjersa kërkoi nga Bashkimi Evropian që t’i largojë masat e padrejta ndaj Kosovës.

Osmani në konferencën e përbashkët për media tha se vizita e presidentit Rinkevics tregon për marrëdhëniet e ngushta ndërmjet Kosovës dhe Letonisë.

Ajo tha se Letonia është një partnere e fuqishme e Kosovës dhe ka përkrahur anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, duke kontribuar kështu në fuqizimin e shtetit të Kosovës, raporton Telegrafi.

“Letonia e kupton më së miri pozicionin e Kosovës pasi dy vendet tona kanë një të kaluar të dhimbshme  dhe shumë të vështirë dhe kufizohen me shtete agresore”, tha ajo.

E para e shtetit të Kosovës tha se qytetarët e Kosovës ka nivelin më të lartë të besueshmërisë karshi BE-së.

“Prandaj, është edhe koha që me prioritet të largohen masat që Bashkimi Evropian i ka ende në fuqi ndaj Kosovës dhe sa më shpejt të gjendet metoda për statusin e vendit kandidat të Republikës sonë”, tha ajo.

Share This Article