ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
BE-ja nuk po guxon më as ta përmendë se Kosova ka aplikuar për anëtarësim 18 minutes ago
Grupi i lidhur me Sorosin mbyll radion konservatore në Majami 21 minutes ago
Paqja fiskale nuk sjell qetësi, por më shumë pasiguri 24 minutes ago
Avokatët e Erion Veliajt padi të re në Kushtetuese 30 minutes ago
Përdhunonin të mitura! Grupi shqiptaro-rumun dënohet me 40 vite burg, në Britani 31 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

Osmani: Kosova e përkushtuar të punojë me administratën e presidentit Donald Trump

albnews by albnews
21 January, 2025
in Bota, Kosova
0
Osmani: Kosova e përkushtuar të punojë me administratën e presidentit Donald Trump
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, shprehu të martën përkushtimin e plotë për të punuar me administratën e presidentit të ri Donald Trump dhe rritjen e bashkëpunimit për të mirën e të dyja vendeve.

“Siç e dini, unë tashmë kam pasur mundësi që ta uroj personalisht presidentin Trump, gjatë vizitës në Paris dhe jo vetëm që ta uroj por njëkohësisht të kem edhe një bisedë përmbajtjesore me të, lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë dhe në rajonin tonë dhe rreziqet të cilat i kanosen këtij rajoni.

RelatedPosts

BE-ja nuk po guxon më as ta përmendë se Kosova ka aplikuar për anëtarësim

Grupi i lidhur me Sorosin mbyll radion konservatore në Majami

Zelensky: Kievi është i gatshëm të heqë dorë nga aplikimi për anëtarësim në NATO

Kam shprehur besimin e plotë në lidershipin e tij për ta ruajtur paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe me gjerë dhe për ta thelluar bashkëpunimin dhe jam e kënaqur dhe shumë optimiste pas asaj bisede që kam pasur me presidentin”, tha ajo.

Presidentja Vjosa Osmani përmes një letre, uroi Presidentin Donald Trump për inaugurimin e tij si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara ndërsa theksoi se Kosova qëndron si aleate dhe partnere krenare e Shteteve të Bashkuara, e udhëhequr nga një vendosmëri e përbashkët për të ndërtuar një të ardhme më të sigurt e paqësore.

“Udhëheqja dhe përkushtimi juaj për të avancuar rrugën e njohjes së ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është diçka që ne e vlerësojmë dhe e mbështesim me vendosmëri”, thuhet në letrën e presidentes Osmani, në të cilën nënvizohet se kjo do të kontribuojë edhe për paqen e qëndrueshme dhe afatgjatë në Ballkanin Perëndimor dhe në mbarë kontinentin evropian.

Presidentja Osmani bashkë me diplomatë perëndimorë në Prishtinë i bënë nderime ish presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova në përvjetorin e 19-të të vdekjes së tij, duke vënë theksin te qasja e tij ndaj aleancës me Perëndimin.

“Presidenti Rugova jo vetëm që bëri bashkë të gjithë qytetarët e Kosovës rreth kauzës për liri, pavrësi dhe demokraci, por njëkohësisht u bë edhe zëri i Kosovës në botë duke ndërtuar aleanca të rëndësishme që na u deshën më së shumti në ato kohë të vështira”, tha ajo.

Presidentja Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kohët e fundit janë përballur me mospajtime posaçërisht rreth marrëdhënieve të Kosovës me aleatët perëndimorë.

Mandati i parë i Presidentit Trump u karakterizua nga marrëdhënie të tensionuara me qeverinë e parë të kryeministrit Albin Kurti.

Kryeministri Kurti tha në nëntor të vitit të kaluar pas fitores së zotit Trump në zgjedhjet presidenciale se qeveria e tij është e gatshme dhe interesuar të vazhdojë bashkëpunimin me administratën e re të Shteteve të Bashkuara.

Marrëdhëniet e qeverisë së tij nuk panë ditët më të mira as me administratën e ish Presidentit Joe Biden.

Diplomatët amerikanë disa herë kanë tërhequr vërejtjen se veprimet e autoriteteve të Kosovës në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe, kanë ndikuar në cilësinë e partneritetit dhe kanë paralajmëruar Prishtinën se mospajtimet pengojnë angazhimin e tyre për të ndihmuar përparimin e Kosovës drejt integrimeve euro-atlantike./VOA

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

BE-ja nuk po guxon më as ta përmendë se Kosova ka aplikuar për anëtarësim

BE-ja nuk po guxon më as ta përmendë se Kosova ka aplikuar për anëtarësim

14 December, 2025
Grupi i lidhur me Sorosin mbyll radion konservatore në Majami

Grupi i lidhur me Sorosin mbyll radion konservatore në Majami

14 December, 2025
Paqja fiskale nuk sjell qetësi, por më shumë pasiguri

Paqja fiskale nuk sjell qetësi, por më shumë pasiguri

14 December, 2025
Avokatët e Erion Veliajt padi të re në Kushtetuese

Avokatët e Erion Veliajt padi të re në Kushtetuese

14 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result