Osmani kujton Ahmet Krasniqin: Zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim institucional

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar kolonelin Ahmet Krasniqi në 27- vjetorin e vrasjes së tij.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se trashëgimia e Kolonelit Krasniqi është e gjallë në çdo hap të shtetndërtimit dhe se zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim institucional.

“Kolonel Ahmet Krasniqi, ministri i parë i Mbrojtjes së Kosovës, mbetet simbol i guximit, sakrificës dhe vizionit për një Kosovë të lirë. Ai u vra në mënyrë të pabesë, viktimë e një akti të mjerë që synonte të ndalte përpjekjet për liri. Por, edhe pse u vra koloneli, nuk u vra ëndrra për Kosovën e lirë. Trashëgimia e tij është e gjallë në çdo hap të shtetndërtimit tonë, ndërsa zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim moral dhe institucional”, thuhet në njoftim.

Share This Article