Osmani: Kuvendi të konstituohet urgjentisht dhe qeveria të formohet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidentja Vjosa Osmani, këtë të premte ka bërë thirrje edhe një herë që Kuvendi të konstituohet sa më parë, e njëkohësisht edhe qeveria të zgjidhet sa më shpejtë.

E para e vendit po ashtu tha se shpreson që një zgjidhje të bëhet sa më parë, zgjidhje kjo që sipas saj duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

“Që Kuvendi të konstituohet urgjentisht, që Qeveria të zgjidhet urgjentisht, çdo ditë e humbur është e humbur për Kosovën, për popullin e saj, për perspektivën tonë euroatlantike, kështu që shpresoj të gjendet një zgjidhje në përputhje me Kushtetutën sa më parë të jetë e mundur”, u shpreh presidentja Osmani.

Share This Article