Osmani mirëpret rezolutën: Do të bashkëpunojmë me aleatët ndaj veprimeve destabilizuese të Serbisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mirëpritur rezolutën që Kuvendi i Kosovës miratoi të shtunën duke dalë kundër organizimit të referendumit të Serbisë brenda territorit të Kosovës.

Ajo ka thënë se Kosova do të vazhdojë bashkëpunimin me aleatët kundër veprimeve destabilizuese të Serbisë.

“Mirëpres konsensusin mes grupeve parlamentare në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe miratimin e rezolutës kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Institucionet e Republikës së Kosovës njëzëri refuzojnë mbajtjen e referendumit të Serbisë në kundërshtim me normat kushtetuese dhe praktikën ndërkombëtare. Do të vazhdojmë bashkëpunimin me aleatët tanë në fuqizimin e sovranitetit dhe ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës ndaj veprimeve destabilizuese dhe të njëanshme të Serbisë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Të premten, tre krerët e shtetit, presidentja, kryeparlamentari dhe kryeministri dolën kundër organizimit të këtij referendumi. Të tre u takuan me përfaqësues të QUINT-it, që kërkuan lejimin e organizimit të referendumit.

Të shtunën, kundërshtimi mori përkrahjen edhe të deputetëve. Ata votuan pro rezolutës që del kundër organizimit të referendumit.

Share This Article