Osmani: Mosmarrja e datës rrezikon perspektivën evropiane në rajon

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nëse BE-ja nuk i përgjigjet pozitivisht përparimit të Maqedonisë së veriut, do ta minojë kredibilitetin e vet, do ta rrezikojë perspektivën evropiane të rajonit, e me atë edhe vetë procesin e zgjerimit, të tillë siç e dimë, deklaroi sot zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në Samitin “Ekonomist” me temë “përforcimi i momentumit për integrim evropian” në Shkup.

“Jo vetëm që shpresoj, por edhe pres vendim pozitiv për Republikën e Maqedonisë së Veriut në samitin e BE-së në tetor”, theksoi Osmani, duke potencuar rëndësinë e rezultatit të samitit të BE-së në tetor, për vendin, rajonin, por edhe për gjithë kontinentin.

“Përderisa BE nuk i përgjigjet pozitivisht progresit të Maqedonisë së Veriut, do ta rrënoj besueshmërinë e saj, do ta rrezikoj perspektivën evropiane të rajonit, dhe me të edhe vetë procesin e zgjerimit, ashtu siç e dimë”, theksoi Osmani.

Osmani u referua edhe aktualiteteve në vend dhe rajon lidhur me zgjerimin e Bashkimit Evropian, në kontekst të rezultateve dhe vendimeve të pritura nga Samiti i ardhshëm Evropian në tetor. Ai potencoi edhe suksesin e Maqedonisë së Veriut në mbylljen e çështjeve më të mëdha me fqinjët, si dhe reformat e zbatuara evropiane, me të cilën u bë lider i zgjerimit të idesë evropiane në Ballkan.

“Samiti në tetor është themel kyç për të ardhmen e proceseve eurointegruese të BE-së dhe tërë progresit që është arritur deri më tani, është drejtpërdrejt i lidhur me vendimin e Këshillit të BE-së”, tha Osmani gjatë fjalimit në Samit.

Përsëriti se Samiti në tetor do të jetë themel edhe për idenë evropiane të këtij rajoni dhe kthesë kryesore në procesin e zgjerimit.

Zëvendëskryeministri Osmani foli në panelin “Perspektiva e BE”-së, së bashku me Gi Verhofshtat, ish-kryeministër i Belgjikës dhe eurodeputet aktual dhe Dimitrios Papadimulis, nënkryetar i Parlamentit evropian.

Share This Article