Osmani: Në ditët në vijim do të ketë lëvizje pozitive për koalicion

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kandidatja e Lidhjes Demokratike e Kosovës për kryeministre, Vjosa Osmani ka thënë se beson që ditët në vijim do të ketë lëvizje pozitive sa i takon arritjes së koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje.  

“Gjasat janë jashtëzakonisht të mira, por natyrisht varet edhe nga vullneti që tregohet. Ne si LDK kemi treguar vullnet jashtëzakonisht të mirë që të diskutojmë më respekt në raport me partnerin tonë potencial qeverisës, Lëvizjen Vetëvendosje. Natyrisht presim që i njëjti respekt të kthehet në mënyrë që bashkëpunimi ynë të jetë i mirë, të jetë i suksesshëm në Qeverinë e ardhshme”, ka thënë ajo.

Në një intervistë për RTK, ajo tha se beson se në ditët në vijim do të ketë lëvizje pozitive.

“Besoj që në ditët në vijim do të ketë lëvizje pozitive dhe secili prej nesh duhet të shikojë se si të kontribuojë pozitivisht në mënyrë që kjo marrëveshje të arrihet”, tha Osmani.

Share This Article