Osmani në drekë pune me ambasadorët e vendeve të BE-së, flasin për integrimin evropian të Kosovës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar sot një drekë pune me ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe të vendeve fqinje.

Presidenca njofton se ky aktivitet është organizuar nga presidenca hungareze e BE-së.

Takimi u përqendrua në diskutimet për hapat e ardhshëm që do të ndihmojnë në përshpejtimin e procesit të integrimit të Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

Në një postim në Facebook, presidentja Osmani theksoi rëndësinë e angazhimit të përbashkët për të avancuar reformat dhe për të fuqizuar partneritetin e Kosovës me shtetet anëtare të BE-së.

“Sot në drekë pune me ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe të vendeve fqinje, nën organizimin e presidencës hungareze, në diskutim rreth hapave tutje për ta përshpejtuar integrimin e vendit tonë drejt BE-së”, ka shkruar ajo.

https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/posts/1106944050790133?ref=embed_post
Share This Article