ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet 4 hours ago
“The King” 5 hours ago
Prapaskena nga darka mbretërore, si u përplasën kuzhinierët e Mbretit Charles III me bodigardët e Trump 5 hours ago
BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit 6 hours ago
Grevë urie për drejtësi/ Babai i Denis Ruçit proteston para Parlamentit grek: Dua verifikim të ADN-së 6 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Osmani: Në fund të majit mora informacion se Serbia po planifikonte përshkallëzim, njoftova menjëherë aleatët

albnews by albnews
18 July, 2025
in Kosova
0
Osmani: Në fund të majit mora informacion se Serbia po planifikonte përshkallëzim, njoftova menjëherë aleatët
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të enjten se Serbia ka pasur qëllim dhe ka ende qëllim destabilizimin e situatës së sigurisë në Kosovë dhe se këtë vlerësim që e ka bërë edhe në Uashington ditë më parë, e ka bazuar në informatat e vazhdueshme që i ka marrë nga institucionet e sigurisë të Republikës së Kosovës.

Përgjatë vizitës në Uashington javën e kaluar, presidentja i ka konfirmuar deklaratat e presidentit amerikan, Donald Trump se ai e ka parandaluar një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia në Kosovë “në javët e fundit”.

RelatedPosts

Vranë një civil shqiptar dhe keqtrajtuan 6 të tjerë, ‘Specialja’ në Prishtinë ‘kopsit’ dosjen ndaj 2 shtetasve serbë

Pezullimi i Dialogut Strategjik me SHBA, Kurti ia hedh fajin opozitës: Po e bëjnë të stërmadhe, kemi dallime për raportet me Serbinë

Ambasadori britanik në “Bondsteel”: Britania qëndron krah Kosovës në çdo rrethanë

“Më konkretisht në fund të muajit maj kemi marrë informacione specifike lidhur me veprimet e Serbisë në kufi me Kosovën. Menjëherë pas marrjes së këtyre informacioneve kam pasur takime me institucionet e sigurisë të cilat më raportojnë si presidente. Jemi siguruar që çdo institucion në Kosovë ka mobilizim të duhur për mbrojtje të vendit”, ka thënë ajo në një konferencë për media në Prishtinë, pas kthimit nga disa vizita në Shtetet e Bashkuara dhe Letoni. Osmani ka thënë se një pjesë e informacioneve janë të klasifikuara, por që ato janë ndarë me aleatët për të ndalur përshkallëzimin e sigurisë. Serbia i ka hedhur poshtë deklaratat e Osmanit ditë më parë, mirëpo presidentja e Kosovës i ka quajtur ato “pjesë të propagandës së tyre të vazhdueshme”.

“I siguroj qytetarët e Kosovës se nuk ka arsye, as për shqetësim dhe as për panik, sepse institucionet tona janë në krye të detyrës për mbrojtjen e kufijve dhe të sigurisë të të gjithë qytetarëve tanë. Kërcënimet nga Serbia janë të vazhdueshme, megjithatë institucionet tona kanë gjithçka në kontroll”.

Kur është pyetur për akuzat e Richard Grenellit, të dërguarit të presidentit amerikan për Misione të Posaçme, se Osmani po manipulon me deklaratat e Trumpit, presidentja ka thënë se ajo vetëm e ka falënderuar presidentin Trump për rolin e tij në botë në përgjithësi, dhe në rajonin e Ballkanit për ruajtjen e paqes dhe sigurisë.

“Unë jam përgjigjur në pyetje dhe i ftoj vetë qytetarët e Kosovës që t’i dëgjojnë ato deklarata për të cilat unë jam pyetur. Ndër të tjera është deklarata e datës 25 qershor 2025, mund t’i dëgjoni vetë. Thuhet se ‘në javën e fundit u kujdesëm për Indinë, Serbinë dhe Kosovën’”, ka deklaruar Osmani duke cituar deklarimet e Trumpit në javët e fundit.

“Nuk kam interpretuar deklarata të presidentit Trump, por kam treguar se si i kam kuptuar unë si presidente e Republikës së Kosovës. Nëse qëndrimi i Shteteve të Bashkuara është ndryshe, besoj që mund t’iu drejtoheni, mirëpo ne e vlerësojmë rolin e presidentit Trump si paqebërës ditë e natë për paqe në botë. E vlerësojmë jashtëzakonisht këtë kontribut. Nuk dua të deklaroj si e kam komentuar tjerët deklaratën time”.

Vetë Trump i ka përmendur Kosovën dhe Serbinë në disa raste në javët e fundit, duke thënë se ka parandaluar një konflikt mes tyre, por pa ofruar hollësi për periudhën kohore. Radio Evropa e Lirë e ka kontaktuar Shtëpinë e Bardhë për sqarim lidhur me këto deklarata, por nuk ka marrë përgjigje. Përgjigje nuk ka nisur as Qeveria në detyrë e Kosovës, kur është pyetur se për çfarë lloj përshkallëzimi të situatës bëhet fjalë.

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Ballkani Perëndimor vazhdon të ketë rëndësi strategjike për aleancën dhe ajo është e përkushtuar për stabilitet rajonal.

Megjithatë, KFOR-i nuk ka dashur t’i komentojë deklaratat e fundit të Osmanit dhe Trumpit, duke thënë se për to duhet referuar te institucionet e Kosovës dhe ato të SHBA-së. Edhe Ambasada e Gjermanisë në Kosovë i ka thënë një ditë më parë Radios Evropa e Lirë se nuk ka informacione për ndonjë përshkallëzim ushtarak të situatës mes Kosovës dhe Serbisë./REL

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet

Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet

19 September, 2025
“The King”

“The King”

19 September, 2025
Prapaskena nga darka mbretërore, si u përplasën kuzhinierët e Mbretit Charles III me bodigardët e Trump

Prapaskena nga darka mbretërore, si u përplasën kuzhinierët e Mbretit Charles III me bodigardët e Trump

19 September, 2025
BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit

BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit

19 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result