Osmani nga Dallas: Kosova është sot histori suksesi e mbështetjes së SHBA-ve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishte një diskutim përmbajtjesor në World Affairs Council në Dallas mbi rrugëtimin e Kosovës dhe zhvillimet në vend në dritë të dinamikave sfiduese globale.

Gjatë fjalës së saj, Osmani tha se Kosova është sot histori suksesi e mbështetjes së Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kosova është sot histori suksesi e mbështetjes së SHBA-ve, teksa Serbia me miqtë e saj po duan të godasin vlerat e etabluara nga mbështetja amerikane duke punuar kundrejt gjithçkaje që kanë bërë SHBA-të në rajonin tonë”, ka thënë Osmani .

Sipas saj, angazhimi dhe mbështetja e vazhdueshme për garantimin e sigurisë në Kosovë dhe në rajon, është garancë për siguri në tërë kontinentin evropian, por edhe në  SHBA, po ashtu.

https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/posts/pfbid02h1xY8v4BRj9yuPqFMD2bArsh46RiDKmvss6vwXE6qSsMa8KT8EK4wtc72KENoJcKl
Share This Article