Osmani: Nga sot nis punën biblioteka presidenciale “Ibrahim Rugova”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në hapjen e Javës së Bibliotekës, që sivjet shënon shënon edicionin e 18-të.

Nga aty, Osmani ka bërë të ditur se nga sot fillon punën edhe biblioteka presidenciale “Ibrahim Rugova”.

“Për ne bibliotekat përbëjnë qendra të ruajtjes së kujtesës sonë të përbashkët, kemi nevojë ta bëjmë sa më dukshëm rolin e bibliotekave. Kam nderin qe sot në fillimin e Javës së Bibliotekës dhe shënimit të Ditës së Presidentit, të iu kumtoj qytetarëve që sot nis punën edhe biblioteka presidenciale “Ibrahim Rugova”, që është fryt i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve tona dhe përkrahjes nga miqtë tanë si Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Osmani.

Osmani ka thënë se kjo bibliotekë do të jetë vendi që promovon vlerat e demokracisë dhe shtetit të Kosovës. Derisa shtoi se Biblioteka Kombëtare e Kosovës, Pjetër Bogdani, do të jetë burim tejet i rëndësishëm për bibliotekën presidenciale.

Share This Article