Osmani nis takimin me liderët politikë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ka nisur takimi mes presidentes së vendit, Vjosa Osmani me liderët e partive politike pas dështimit për të disatën herë të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Në këtë takim po marrin pjesë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i PDK-së, Memli Krasniqi, LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ndryshe, Kosova ndodhet në ngërç institucional pas zgjedhjeve të fundit parlamentare të 9 shkurtit 2025.

Pavarësisht 16 tentimeve për të konstituuar Kuvendin, procesi ka mbetur i bllokuar për shkak se partia që ka dalë e para në zgjedhje- Lëvizja Vetëvendosje nuk po arrin t’i sigurojë votat e mjaftueshme për zgjedhjen e kryeparlamentares, ndërsa partitë që gjatë legjislaturës së kaluar kanë qenë në opozitë nuk po pajtohen për ta votuar të propozuaren e kësaj partie, Albulena Haxhiun.

Share This Article