Osmani optimist: Në mars mund të marrim datë për hapjen e negociatave

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zv/kryeministri, Bujar Osmani thekson rëndësinë e zgjedhjeve të rregullta për fillim të negociatave me BE-në, duke thënë se përderisa jemi nën vëzhgim të shteteve-anëtare, çdo gabim do të na kushtonte shumë. Osmani komentoi deklaratën e djeshme të ambasadorit francez, Kristijan Timonie sipas të cilit reformimi i metodologjisë dhe negociatat mund të zhvillohen paralelisht.

“Nëse nuk do të ketë ndonjë të papritur parashikohet që metodologjia të kalojë para Samitit, ashtu që nëse metodologjia do të publikohet më 5 shkurt dhe nuk do të ketë ndonjë vërejtje tjetër, në mars të shqyrtohet vendimi për fillimin e bisedimeve. Nëse kjo dinamikë realizohet, atëherë është pak e rëndësishme a do të jenë paralele apo do të jenë të kushtëzuara njëra me tjetrën. Kjo që thotë ambasadori është e rëndësishme në rast se Komisioni nuk arrin konsensus për metodologjinë, kjo do të thotë se ne në mars mund të marrim datë pavarësisht se a ka metodologji apo jo”, u shpreh Bujar Osmani, Zv/kryeministër për Çështje Evropiane./Alsat/

Share This Article