Osmani përkujton masakrën e Rezallës: Ishte pjesë e planit të Serbisë për shfarosje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar masakrën e Rezallës, gjersa thekson se ishte pjesë e planit sistematik të shtetit serb për shfarosje.  

Osmani në një postim shkruan nuk do të ndalen së kërkuari drejtësi.

“Më 5 prill 1999, në fshatin Rezallë të Drenicës, forcat e regjimit gjenocidal serb kryen një nga mizoritë më të rënda të luftës në Kosovë. Të rrethuar në shtëpitë e tyre, 98 djem e burra – banorë të Rezallës dhe të fshatrave përreth, u ekzekutuan në mënyrë çnjerëzore.  Vrasja sikur nuk ju mjaftoi, ndaj zhdukën trupat e 44 prej viktimave, një akt tjetër i errët që synonte fshirjen e gjurmëve të gjenocidit. Disa prej këtyre trupave u gjetën vite më vonë në varrezat masive në Rudnicë të Rashkës, në territorin e Serbisë.

Masakra e Rezallës ishte pjesë e një plani sistematik të shtetit serb për shfarosje, duke dëbuar me dhunë shqiptarët nga toka e tyre, nëpërmjet përndjekjes, vrasjeve masive, dhunimeve, djegieve dhe shkatërrimit.

Ne nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi, sikurse as duke i kujtuar dhe nderuar përherë.

Lavdi përjetë martirëve të Rezallës!”, shkruan ajo.

Share This Article