Osmani reagon ndaj Taravarit: Mjerim, turp, shqiptarët habiten me busullën tuaj morale

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut nga radhët e BDI-së, Bujar Osmani ka reaguar ndaj Sekretarit të përgjithshëm të ASH-së Arben Taravari i cili ka postuar një video në facebook-profilin e tij me përshkrimin #KohaPërPastrim e ku akuzon Ali Ahmetin dhe Bujar Osmanin për dështim të menaxhimit me pandeminë koronavirus.

“Në një ditë kur ne bëmë thirrje të gjitha partive shqiptare të bashkohen dhe të arrijmë një ëndërr të përbashkët, kjo parti vendos të nxisë urrejtje dhe frikë, duke përdorur jo më pak se Covid 19, pandeminë më të keqe globale në shekullin e kaluar si një sulm politik, ashtu si edhe kur kohë më parë uronin që shqiptarët të infektohen nëse nuk i votojnë ata.

MJERIM, TURP, Të gjithë shqiptarët habiten me busullën tuaj morale.

Njerëzit janë më të zgjuar se kaq. Ata votojnë për të refuzuar ndarjen dhe urrejtjen dhe do të votojnë për bashkimin e shqiptarëve rreth vizionit dhe qëllimeve të përbashkëta
MJAFT mbollët urrejtje dhe përçarje, është koha e bashkimit rreth qëllimeve strategjike” shkruan Bujar Osmani.

Ndërsa në vazhdim keni videon e publikuar nga Sekretari i përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari e cila ka të bëj me menaxhimin e pandemisë “Koronavirus”:

Share This Article