Osmani: Serbia po e destabilizon rajonin duke organizuar stërvitje të përbashkëta me Ushtrinë ruse

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, vlerëson se Serbia është duke e forcuar ndikimin e Kremlinit në Ballkanin Perëndimor dhe po e destabilizon rajonin duke organizuar stërvitje të përbashkët me Ushtrinë e Rusisë.

Derisa në Kosovë dhe në shtetet tjera të rajonit po zhvillohen stërvitje të përbashkëta ushtarake me ushtrinë e SHBA-së në kuadër të Defender – Europe 21, në Serbi po zhvillohen stërvitje të përbashkëta mes forcave serbe dhe Ushtrisë Ruse.

“Derisa Kosova dhe vendet tjera në rajon po marrin pjesë në stërvitjen e përbashkët ushtarake me Ushtrinë e SHBA-së (#Defender 21), Serbia po e forcon ndikimin e Kremlinit dhe destabilizon rajonin duke organizuar stërvitje të përbashkëta me Ushtrinë ruse”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Share This Article