Osmani: Shtëpia e Bardhë e ofroi njohjen reciproke Kosovë-Serbi, por Qeveria Hoti e refuzoi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në seancën ku po raportoi kryeministri Avdullah Hoti për dialogun ka thënë se ky i fundit ka humbur mundësinë për njohje reciproke me Serbinë në Uashington.

Kryeparlamentarja tha se Shtëpia e Bardhë e ka ofruar njohjen reciproke, por Kosova ka hequr dorë nga termi “Republikë”. E për njohje reciproke, Osmani tha se pritshmërinë e ka rritur vetë qeveria Hoti.

“Unë besoj që pritshmërinë i ka rritur vet qeveria e ka thënë edhe këtu edhe çdo kund tjetër që pikërisht këtë rezultat duhet të pritnim. E vërteta është që e ofrojë këtë, Shtëpia e Bardhë iu vendosi përpara Kosovës dhe Serbisë ku Kosova ishte e njohur si Republikë e Kosovës. Republikë e Kosovës. Unë po pajtohem se është abuzuar me atë paragrafin e 10 ku i bazohet pakicave, por Shtëpia e Bardhë e ofroi një dokument për të nënshkruar edhe nga Serbia. Ajo ka qenë njohja reciproke, nga ajo nuk është dashur të hiqet dorë”, tha Osmani.

Share This Article