Osmani: Shumë shpejt do ta kemi datën e thirrjes së seancës konstituive

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, sot ka folur rreth thirrjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Osmani para mediave deklaroi se tashmë ka pranuar shkresën nga KQZ, transmeton Telegrafi.

“Ka ardhur shkresa zyrtare nga ana e KQZ-së në presidencën e Kosovës, ku njoftojnë me rezultatet e zgjedhjeve të certifikuara ku mënyrën se si ndahen ato ulëse në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, tha presidentja.

Tutje, ajo deklaroi se tani ka një afat prej 30 ditësh, është një afat kushtetues, një afat ligjor i cili parashihet për thirrjen e seancës konstituive.

“Për momentin ekipi ime ligjor është duke analizuar se sa mund të ketë nevojë për përgatitje të kësaj seance në mënyrë që kur të thirret mos të jetë i suksesshëm konstituimi i Kuvendit të Kosovës”, tha Osmani.

Sipas saj, gjithçka do të bëhet brenda afatit kohor kushtetues. ”

Për momentin nuk mund të japë një datë sepse dua të jem e saktë, mirëpo shumë shpejt do ta kemi edhe datën”, tha ajo.

Zgjedhjet parlamentare janë mbajtur me 9 shkurt, ku LVV doli partia e parë, PDK  e dyta dhe LDK e treta.

Share This Article