Osmani sot në Serbi taon Vuçiqin, Daçiqin dhe Brnabiqin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën e Serbisë.

Gjatë vizitës, përveç takimit me homologun e tij, Ministrin e Jashtëm Nikola Selakoviç, Osmani do të pritet nga Presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe do të realizojë takim me Kryetarin e Kuvendit Popullor, Ivica Daçiç dhe Kryeministren, Ana Brnabiç.

Në takime do të bisedohet për marrëdhëniet dypalëshe, mundësitë për intensifikimin dhe thellimin e tyre me forma dhe përmbajtje të reja me interes të përbashkët, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe tregtisë, në të cilën Republika e Serbisë është partneri ynë i rëndësishëm.

Në të njëjtën kohë, bashkëbiseduesit do të shkëmbejnë mendime mbi situatën aktuale në rajonin tonë, bashkëpunimin rajonal, si dhe sfidat dhe perspektivat e vendeve në lidhje me procesin e integrimit në strukturat evropiane dhe euro-atlantike, si dhe mundësitë e bashkëpunimit dhe koordinimit të ndërsjellë .

Share This Article