Osmani synon të jetë në krye të Kuvendit ose të diplomacisë së jashtme

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani është deklaruar për postet që potencialisht mund t’i mbajë në Qeverinë e re.

Teksa theksoi se do të respektohet vullneti i qytetarëve që kryeministër të jetë Albin Kurti, sa i përket posteve të tjera Osmani tha se ende nuk janë diskutuar këto detaje.

Në një intervistë në Opinion, ajo përmendi Kuvendin dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme.

“Unë personalisht, do të shoh, akoma nuk kam vendosur për këtë temë. Do të jetë vendimi i imi, natyrisht në konsultim me partinë që përfaqësoj dhe unë do të jem aty ku t’i shërbej vendit tim më së miri. Qoftë në krye të Kuvendit, qoftë në krye të politikës së jashtme, megjithatë unë nuk e kam marrë këtë vendim”, tha ajo.

Ajo ka folur edhe për kreun e LDK-së Isa Mustafa dhe pozicionimin e tij pas formimit të qeverisë.

“Zoti Mustafa nuk ka shprehur interesim që të jetë pjesë e qeverisë”, thotë Osmani.

Po ashtu ajo pranoi se posti i Presidentit të ardhshëm të Kosovës do t’i jepet LDK-së, ndërsa sipas saj ende nuk është folur për emra.

“Ne akoma nuk jemi ulur të bisedojmë për çështjen e Presidentit. Jo vetëm që është e mundshme, por patjetër që LDK dhe Vetëvendosje duhet të ulen dhe të bisedojnë, se ne po merremi vesh për një mandat katërvjeçar. Rrjedhimisht secila pozitë politike që derivohet gjatë këtij katërvjeçari, duhet të jetë pjesë e kësaj marrëveshje. Ne nuk kemi folur as në kontekst të emrave. Zoti Mustafa kur ka folur për çështjen e presidentit, ka thënë se duhet t’i takojë LDK-së”, tha ajo.

Share This Article