Osmani takohet me Kallas në New York, kërkon heqjen e sanksioneve nga BE

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të vizitës zyrtare në SHBA dhe pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas.

Në takim palët kanë diskutuar mbi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe në rajon.

Në New York, takova përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas, me të cilën diskutuam mbi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe në rajon. Integrimi i Kosovës në BE mbetet ndër prioritetet tona kryesore shtetërore”, shkruan Osmani.

Kryetarja e Shtetit edhe njëherë ka kërkuar nga drejtuesit e lartë të BE-së heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës.

“Në këtë frymë, ritheksova domosdoshmërinë e heqjes së masave të padrejta të BE-së ndaj Kosovës, të cilat po i dëmtojnë të gjithë qytetarët tanë, pa përjashtim. Kosova mbetet e vendosur për paqe dhe stabilitet afatgjatë”, bën me dije Osmani. 

Share This Article