Osmani takohet me Zelenskyn: Askush nuk e kupton dhimbjen dhe luftën në Ukrainë, më mirë se populli i Kosovës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është takuar në Moldavi me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky, të cilit i ka shprehur solidaritetin e plotë për Ukrainën e cila prej më shumë se 1 viti po përballet me agresionin rus.

Osmani shprehet se askush nuk e kupton dhembjen dhe luftën në Ukrainë, më mirë se populli i Kosovës, teksa thekson se askush nuk mund të pengojë vullnetin e qytetarëve për të qenë të lirë.

“Në momentet kur ka rëndësi se ku qëndroni, unë i shpreha Presidentit solidaritetin tonë të plotë @Zelenskyyt. Askush nuk e kupton dhimbjen, luftën dhe qëndrueshmërinë e Ukrainës më mirë se populli i Kosovës. Asgjë nuk mund të pengojë vullnetin e një populli për të qenë i lirë”, shkruan Osmani në rrjetin social Twitter.

Presidentja Osmani dhe Presidenti Zelensky ndodhen në Moldavi për takimin e dytë për Komunitetin Politik Europian.

Share This Article