Osmani takoi Roth, flasin për Procesin e Berlinit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron për vizitë pune në Gjermani ka takuar kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman Michael Roth, me të cilin bisedoi mbi zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në Kosovë e më gjerë.

Sipas komunikatës nga Presidenca, Osmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Deputetit Roth dhe në përgjithësi të Bundestagut gjerman për aspiratat e Kosovës për t’iu bashkuar organizatave ndërkombëtare dhe theksoi rëndësinë e rolit të shtetit gjerman në këtë proces.

“Gjermania ka qenë një aleate tradicionale e popullit të Kosovës dhe ne e vlerësojmë shumë këtë mbështetje në përpjekjet tona për ta forcuar praninë dhe partneritetin tonë ndërkombëtar”, ka theksuar Osmani.

Presidentja Osmani dhe Roth ndër të tjera diskutuan edhe për Procesin e Berlinit, me ç’rast Presidentja Osmani ka ritheksuar mbështetjen e plotë për marrëveshjet e dala nga ky proces.

Një pjesë e diskutimit në takim u fokusua edhe në procesin e dialogut me Serbinë.

Share This Article