Osmani udhëton drejt Francës me ftesë të Presidentit Macron

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

E para e shtetit ne Kosovë, vijon vizitat jashtë vendit. Pas Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë, Vjosa Osmani, ka udhëtuar drejt Francës ku me ftesë të presidentit Emmanuel Macron dhe të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, do ta përfaqësojë Kosovën në samitin e krerëve të shteteve të kësaj organizate.

Gjatë qëndrimit në Paris, Osmani do të mbajë një fjalim gjatë një prej seancave të Frankofonisë, ndërsa do të takojë edhe homologë të saj.

Presidentja dhe bashkëshorti janë ftuar në darkën zyrtare të shtruar nga Presidenti Macron në Pallatin Élysée, dhe do të marrë pjesë në një sërë aktivitetesh në kuadër të Samitit, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Share This Article