Kosova
Osmani: Unë dhe Kurti do të kemi vullnetin për të biseduar me Serbinë
U.d së presidentit, Vjosa Osmani në një intervistë për televizionin prestigjioz amerikan CNN ka thënë se pas zgjedhjeve ajo dhe Albin Kurti do ta kenë vullnetin për të biseduar me Serbinë me parakushtin që të ketë drejtësi për vrasjet që kanë ndodhur në Kosovë gjatë luftës.
Osmani në lidhje direkte me gazetren e CNN Christiane Amanpour ka folur edhe për zgjedhjet e 14 shkurtit dhe procesin e dialogut me Serbinë.
“Ne edhe formalisht do të fitojmë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit. Ka qenë një dekadë e vështirë për ne, ne kemi arritur me mbështetjen e ShBA’së të kemi njohje të shumta. Serbia pavarësisht krimeve në luftë ata ende e mohojnë krimet e tyre, parakusht për ne është që të kemi drejtësi për vrasjet e njerëzve. Asnjë nga kriminelët nuk është dënuar, kur të përfundojnë zgjedhjet unë dhe z. Kurti do të shfaqim vullnetin për të biseduar me Serbinë, por bota ka parë të vërtetën e luftës.Ne duam të lëvizim përpara, sepse njerëzit tanë e meritojnë këtë, por parakusht është që të vihet drejtësia në vend së pari”, ka thënë Osmani.
Tutje u.d së presidentit ka folur edhe për synimet që ka pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.
“Nëse pyesni njerëzit e Kosovës ata identifikojnë dy probleme luftimin e korrupsionit dhe vendet e punës, krijimi i vendeve të punës për të rinjtë. Ne duhet ta ndryshojmë mentalitetin e qeverisjes dhe ne do ta bëjmë këtë posa të kryhen zgjedhjet. Idetë tona janë për të investuar në burime njerëzore si dhe Vettingu në sistemin e drejtësisë. Njerëzit janë përpjekur për të ikur nga Kosova, është obligim I ynë që të krijojmë perspektivë për të rinjtë ku është drejtësia për të gjithë dhe ku njerëzit trajtohen njejtë”, tha Osmani.
E pytur lidhur me periudhën e luftës, Osmani ka treguar për periudhën e vështirë të viteve 1998-1999.
“Sikur të gjithë kosovarët unë jam rritur në nëj vend ku nuk jemi lejuar të flasim gjuhën tonë dhe të punojmë në vendet tona të punës. Gjatë luftës ne kemi parë ferrin me sytë tanë pasi njerëzit tanë janë vrarë para syve tanë, ShBA’ja na ka qëndruar pranë në kohët më të vështira dhe për këtë kosovarët janë përherë falenderues ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ne nuk duam që të mbahemi mend vetëm si sinonim I luftës dhe korrupsionit ne kemi njerëz të rinjë që kanë potencial të madh”, ka thënë ajo.
Osmani është pyetur nga gazetarja e CNN edhe për ish-presidenti Hashim Thaçi, teksa është përgjigjur se ai ndodhet në Dhomat e Specializuara por që beson në drejtësi ndërkombëtare.
“Ai është në Hagë, ne besojmë në drejtësinë ndërkombëtare dhe ne besojmë në të vërtetën e vetme që Serbia ka kryer krime në Kosovë. Kosova do të pres që Gjyakta Speciale të përfundojë punën, por siç thashë e vërteta nuk mund të ndryshohet”, është shprehur Osmani.
Kosova
Albin Kurti fiton zgjedhjet në Kosovë, Vetëvendosja feston me fishekzjarre në Prishtinë
Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosja kanë fituar zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës që u mbajtën këtë të diel.
Kryeministri në detyrë po udhëheq me mbi 50% të votave, mjaftueshëm për të krijuar qeverinë.
Ndërkohë në Prishtinë ka nisur festa.
Kosova
Numërohen 81% e kutive të votimit në Kosovë: Albin Kurti drejt mandatit të tretë si kryeministër
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka filluar publikimin e rezultateve të para të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.Lëvizja Vetëvendosje po kryeson bindshëm në rezultatet paraprake të zgjedhjeve, ku deri më tani janë numëruar 81% e kutive.
Vetëvendosje ka siguruar deri tani mbi mbi 50% të votave.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20.36%, ndërsa e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 14.15%.
Kosova
KQZ numëron mbi 80% të votave, Vetëvendosje në epërsi të thellë
Procesi i numërimit të votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kaluar shifrën e 80 për qindëshit, duke dhënë një pasqyrë më të qartë të rezultatit zgjedhor në nivel vendi.
Sipas të dhënave të përditësuara, Lëvizja Vetëvendosje! kryeson bindshëm me rreth 50 për qind të votave të numëruara.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me mbi 20 për qind, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me rreth 14 për qind.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar mbi 6 për qind të votave, ndërsa Lista Serbe rreth 3 për qind.
NISMA Socialdemokrate mbetet nën pragun e lartë me afërsisht 1.5 për qind.
KQZ ka bërë të ditur se procesi i numërimit po vazhdon dhe rezultatet përfundimtare do të publikohen pas kompletimit të të gjitha qendrave të votimit dhe verifikimeve përkatëse.
Deri atëherë, këto shifra konsiderohen paraprake, por tregojnë qartë trendin e votimit në shumicën e komunave të vendit.

E përditësuar: Sipas rezultateve paraprake të publikuara nga KQZ-ja, Lëvizja VETËVENDOSJE! ka dalë forcë e parë në zgjedhjet e fundit, duke siguruar 50,21% të votave, ose 313,767 vota në nivel vendi.
Këto rezultate pasojnë pas numërimit të mbi 73 për qind të votave.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20,36% apo 127,243 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) zë vendin e tretë me 14,15% (88,388 vota).
Më pas vijnë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 6,29% (39,334 vota), Lista Serbe me 3,23% (20,154 vota) dhe Nisma Socialdemokrate me 1,58% (9,869 vota).
-
Albania2 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
Albania13 hours agoVIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë
-
UK2 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Albania13 hours agoAnomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor
-
Albania14 hours ago“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri
-
UK12 hours agoPrinci William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim
-
Kosova14 hours agoDalin Exit Poll-et e para, Vetëvendosja rikonfirmohet forcë e parë, Hamza 23.9 përqind, Abdixhiku 16.1 përqind
-
Bota13 hours agoPresidenti i Ukrainës, Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, takohet me presidentin Trump
