Osmani uron Bidenin: Amerikanët kanë bërë zgjedhjen e duhur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka uruar presidentin e 46-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani i ka uruar mbarësi Bidenit në postin e presidentit të SHBA-ve, duke thënë se amerikanët kanë bërë zgjedhjen e duhur.

“Në krye të shtetit tonë aleat, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prej sot është miku i Kosovës, presidenti Joe Biden.

Në cilësinë e u.d. Presidentes, i uroj mbarësi në postin e presidentit të SHBA-ve, me besimin e fuqishëm se amerikanët kanë bërë zgjedhjen e duhur dhe se demokracia e këtij shteti do të vazhdojë të jetë referencë për gjithë globin.

Amerika është sinonim i demokracisë dhe promovimit të vlerave. Raportet e shkëlqyeshme të Kosovës me SHBA-të, janë jo vetëm miqësore, por ekzistenciale.

Zoti e bekoftë miqësinë e perhershme me Amerikën”, ka shkruar Osmani.

Demokrati Joe Biden sot bëri betimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara. 

Share This Article