Osmani uron presidentin e ri të Shqipërisë: Së bashku do të punojmë që t’i sjellim vendet tona më afër BE-së

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar presidentin e sapozgjedhur të Shqipërisë, Bajram Begaj.

Osmani ka thënë se me Begajn do të punojnë që raportet vëllazërore ndërmjet Kosovës e Shqipërisë t’i thellojnë edhe më tej.

“Urime të përzemërta për presidentin e sapozgjedhur të Shqipërisë, z. Bajram Begaj! Ju uroj suksese në rolin tuaj të ri dhe shumë të rëndësishëm”, ka shkruar Osmani në Facebook.

“Së bashku do të punojmë që raportet vëllazërore ndërmjet Kosovës e Shqipërisë t’i thellojmë edhe më tej, si dhe t’i sjellim vendet tona më afër BE-së”, shtoi ajo.

Begaj është pasues i Ilir Metës që detyrën do ta dorëzojë më 24 korrik.

Begaj ka lindur më 20 mars 1967, në Rrogozhinë. Ka të përfunduara studimet në Mjekësi, ndërsa në karrierën ushtarake ka shërbyer në detyra të ndryshme drejtuese./Telegrafi/

Share This Article