Osmani uron rizgjedhjen e Macron: Mbështetja e Francës është kyçe për rrugën euroatlantike të Kosovës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
Vjosa osmani, president, presidente, lista guxo, Ldk, kryetare,

Francezët kanë votuar më 24 prill për të zgjedhur presidentin e tyre për pesë vjetët e ardhshëm.

Pas projeksioneve të televizioneve franceze, presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani, ka uruar rizgjedhjen e Emmanuel Macron, në krye të Presidencës së Francës.

Osmani në Twitter, ka shkruar se pret forcim të bashkëpunimit dhe thëllim të mardhënieve mes Kosovës dhe Francës.

“Unë e përgëzoj Presidentin Emmanuel Macron në rizgjedhjen e tij sonte. Pres me padurim forcimin e bashkëpunimit dhe thellimin e marrëdhënieve tona të shkëlqyera dypalëshe. Mbështetja e tij është kyçe për rrugën tonë të qëndrueshme euroatlantike”, shkroi Osmani.

Macron ka garuar kundër kandidates së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.

Ndryshe, fitorja e pro-evropianit Macron mund të konsiderohet nga disa si pushim nga ngjarjet që kanë goditur politikën kohën e fundit, përfshirë largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian dhe rritjen e një gjenerate të liderëve nacionalistë.

Share This Article