Osmani vizitë zyrtare në Vatikan, takon Papa Leon XIV, kërkon njohjen e Kosovës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar zyrtarisht njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Selia e Shenjtë gjatë një takimi me Papa Leon XIV, në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Vatikan.

Takimi u zhvillua në Pallatin Apostolik, ku Osmani u prit nga Ati i Shenjtë, ndërsa gjatë vizitës ajo u takua gjithashtu me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin, si dhe me Sekretarin për Marrëdhënie me Shtetet, Monsignor Paul Richard Gallagher.

Pas takimeve, presidentja Osmani e cilësoi këtë vizitë si një moment të rëndësishëm për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Vatikanit.

Ajo deklaroi se i ka përcjellë Papës shpresën dhe besimin e qytetarëve të Kosovës për një vendim të shumëpritur, njohjen e shtetësisë së Kosovës.

“Paraqita shpresën dhe besimin e gjithë popullit të Kosovës që Selia e Shenjtë të marrë vendimin për njohjen e Republikës së Kosovës, duke njohur vuajtjet e gjata të popullit tonë për liri, pavarësi dhe demokraci”, tha Osmani.

Sipas saj, një njohje e tillë nga Vatikani do të kishte ndikim pozitiv jo vetëm për Kosovën, por edhe për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe në Evropë.

Presidentja theksoi gjithashtu trashëgiminë historike dhe shpirtërore të Kosovës, duke përmendur figura si Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Shën Tereza, si dhe rolin e Dardanisë në historinë e krishterimit dhe humanizmit evropian.

Share This Article