Osmani viziton Bërnjakun dhe bazat policore në veri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidentja Vjosa Osmani, në prag të ndërrimit të viteve, ka vizituar policët në pikën kufitare në Bërnjak, bazat policore në Jasenovik e Bërnjak si dhe në kampin “Belvedere”.

Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se bashkë me të ishte edhe ministri i Punëve të Jashtme të Brendshme, Xhelal Sveçla, me të cilin tha se policët i falënderuan për shërbimin e tyre ndaj vendit, në mbrojtje të sovranitetit e për siguri të të gjithë qytetarëve, pa dallim.

“Si shenjë të këtij vlerësimi, kam dekoruar njësi e zyrtarë policor me Medaljen Presidenciale për Siguri. Po ashtu, të gjithë pjesëtarëve të policisë u uruam Vitin e Ri 2023 me dëshirën për shëndet për ata e familjet e tyre si dhe për suksese të mëtejme për Republikën tonë”, ka thënë Osmani.

Share This Article