Osmani viziton gratë e AKI-së: Vendimet strategjike shpesh varen nga puna e padukshme

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë fotografi me zyrtaret e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Ajo ka thënë se vendimet strategjike të Kosovës varen nga puna e padukshme e AKI-së.

“Vendimet strategjike të Republikës së Kosovës varen shpesh nga puna e padukshme, por fundamentale e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI)”, ka thënë Osmani.

“Për nder të ditës ndërkombëtare të gruas, isha në mesin e heroinave tona të fshehta, grave të fushës së inteligjencës, të cilat në çdo kohë janë aty ku duhet dhe me krenari mbrojnë interesin e Kosovës”, ka thënë ajo.

“Nga AKI, urime 8 Marsin te gjitha grave të Republikës së Kosovës”.

Share This Article