Osmani: Zbardhja e fatit të të zhdukurve, angazhim yni i përditshëm

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pas kthimit të trupave të shtatë qytetarëve të vrarë nga regjimi genocidal serb në masakrën e Rezallës.

Osmani ka thënë se zbardhja e fatit të të zhdukurve me dhunë është angazhim i përditshëm.

Po ashtu, presidentja ka thënë se Serbia ka përgjegjësi shtetërore për mbajtjen peng të fatit të edhe mbi 1600 të zhdukurve me dhunë dhe fshehjes së fakteve mbi ta.

Sot, trupat e shtatë qytetarëve të vrarë nga regjimi gjenocidal serb në Masakrën e Rezallës dhe eshtrat e dy trupave që ribashkohen, u kthyen në atdheun e tyre nga Kizhevaku.

“Sot, i bashkohem dhimbjes së familjeve të tyre dhe rikujtoj se zbardhja e fatit të të zhdukurve me dhunë është angazhim i yni i përditshëm, derisa ta zbardhim fatin e secilit. Siç nuk do të ndalemi as në adresimin e përgjegjësisë për akterët e krimit.

Drejtësia për viktimat është synim i yni dhe parakusht për paqe të qëndrueshme, ndërkaq Serbia ka përgjegjësi shtetërore për mbajtjen peng të fatit të edhe mbi 1600 të zhdukurve me dhunë dhe fshehjes së fakteve mbi ta. U prehshin në paqe të masakruarit e Rezallës dhe i përhershëm qoftë kujtimi për ta!”, shkroi Osmani.

Share This Article