OVL e UÇK-së sot proteston në të gjitha qytetet e Kosovës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së organizon sot protesta në të gjitha qytetet e vendit tonë në shenjë kundërshtimi ndaj propozim-aktakuzës së Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

Protesta ka ndryshuar formë për shkak të situatës me koronavirusin ku do të respektohen rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHPK).

Për protestën e sotme kanë qenë të konfirmuar mbi 20.000 qytetarë, ndërsa forma e re do të jetë me nga 99 persona në çdo qytet duke respektuar distancën sociale.

Protestat janë të sinkronizuara për çdo komunë dhe do të mbahen nga ora 12.00 deri në ora 13.00.

Ndryshe, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka bërë të ditur dje se do të udhëtojë të hënën si i ftuar për intervistim nga Prokuroria Speciale në Hagë.

Share This Article