OVL kërkon drejtësi për qindra vrasjet e ish-ushtarëve të UÇK-së që kanë ndodhur pas luftës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këshilli Drejtues i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në mbledhjen e mbajtur sot, ka diskutuar rreth qindra vrasjeve të veteranëve që kanë ndodhur pas luftës, siç ishte edhe rasti i fundit i vrasjes së Qerim Kelmendit.

KD i OVL të UÇK-së, i bënë përsëri thirrje organeve të drejtësisë, që sa më shpejtë të zbardhin vrasjet.

Komunikata e plotë:

Këshilli Drejtues i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në mbledhjen e mbajtur sot, përveç tjerash, diskutojë edhe rreth qindra vrasjeve të veteranëve që po ndodhin pas luftës, siç ishte edhe rasti i fundit i vrasjes së Qerim Kelmendit.

KD i OVL UÇK-së  thekson se vrasjet e bashkëluftëtarëve, janë lajme të dhimbshme, e sidomos kur ato po ngelin të pazbuluara nga organet e drejtësisë.

KD i OVL UÇK-së, i bënë përsëri thirrje organeve të drejtësisë, që sa më shpejtë të zbardhin vrasjet.

Share This Article