Një vaksinë e gatshme për të luftuar variantet e reja të koronavirusit, mund të jetë e gatshme në vjeshtë, ka thënë ekipi prapë zhvillimit të vaksinës anti-COVID të Oxford/AstraZenecas, raporton BBC.
Profesori Andy Pollard, nga Universiteti i Oxfordit, ka thënë se modifikimi i vaksinës është proces më i shpejt dhe duhen prova më të vogla para se të shpërndahet vaksina.
Njoftimi vjen pasi Britania e Madhe ka njoftuar se mbi 10 milionë persona e kanë marrë dozën e parë të vaksinës.
Ka ende dëshmi të forta se vaksinat funksionojnë mirë edhe kundër mutacioneve të reja që kanë dal.
Ndonëse efikasiteti i përgjithshëm i tyre mund të zbehet.