Ozil: Nuk pendohem kurrë që iu bashkova Arsenalit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mesut Ozil thotë se kurrë nuk do të pendohet pse iu bashkua Arsenalit, klubit me të cilin i prishi marrëdhëniet dhe nga i cili pritet të largohet së shpejti.

Ozil iu bashkua Arsenalit nga Real Madridi në verën e vitit 2013, për një shumë prej rreth 45 milionë euro.

Ai u tregua menjëherë i suksesshëm në Londrën veriore, duke i ndihmuar klubit ta fitojë FA Cup tri herë dhe Community Shield një herë. Në edicionin 2015/16, ai u zgjidh lojtari i sezonit.

Megjithatë, në vitet e fundit, roli i Ozilit është shkatërruar deri në pikë saqë trajneri Mikel Arteta e ka përjashtuar nga lista e skuadrës së tij në çdo garë këtë sezon.

I pyetur nëse e ka shijuar kohën në Arsenal, Ozil u përgjigj: “Natyrisht. Ka pasur ngritje dhe ulje deri tani, por në përgjithësi nuk pendohem kurrë që iu bashkova Arsenalit.”

Share This Article