“Pa atdhe nuk ka fe!” Baba Mondi nga mali i Tomorit: Afganistani, duhet të na bëjë të gjithëve të reflektojmë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ngjarjet në Afganistan kanë marrë vëmendjen e kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj.

Nga mali i Tomorrit ku ishin mbledhur me qindra besimtarë për pelegrinazh, ai përcolli një mesazh shprese e paqeje për gjithë njerëzimin.

Baba Mondi tha se duhet të reflektojmë e të jemi më të paqtë në këto kohë të trazuar që po kalon mbarë bota.

“Zoti qoftë i kënaqur me ju dhe familjet tuaja duke plotësuar çdo dëshirë që keni në jetë. Besimtarët ushqyen shpreësn e pafund. Rrugët e këtij Mali të Shenjtë u mbushën me hapat dhe zërat e besimtarëve dhe me optimizmin për vitet e vështira që ka kaluar Shqipëria. Kjo periudhë përkon me 105 vjetorin e themelimit të kësaj Teqeje. Jeta e Abaz Aliut është dhe do të mbetet një model për çdo besimtar. Kam besimin se bekimi i të madhit zot se ky vend do të bëjë më të lirë dhe  më të paqtë shpirtin tonë. Pa atdhe nuk ka fe! Ballkani, Europa por edhe bota, ku po ndodhin luftra siç është Afganistani, duhet të na bëjë të gjithëve më të paqte dhe më të ndërgjegjshëm e më optimistë, dhe të reflektojmë tek vetja kudo që jemi”- tha Baba Mondi.

Më herët, edhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, përshëndeti pelegrinët  të cilët po marshojnë drejt  malit të shenjtë të Tomorrit, për të kremtuar festën e Abaz Aliut.

Festa e Shenjtë e Bektashinjve ka filluar që me datë 18 gusht dhe do të vazhdojë deri më 25 gusht, ndërsa dita e sotme është dita kulminante e këtij Pelegrinazhi.

Ngjitja e qindra besimtarëve në Teqenë e Kulmakut ka shkaktuar radhë kilometrike automjetesh, ndërsa rruga është bllokuar prej disa orësh.

Share This Article