Pa dyer e dritare, streha ku banon familja Toto (Foto/Video)

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pa dyer e dritare, kjo është streha ku banojnë 8 anëtarë të familjes Toto. Nga jashtë e rrënuar, brenda thuajse bosh .

“Këtu jetojmë, flemë gjumë. Këtu bie shiu. Vjet i pata bërë llamarinat.”

Ditën për ta  ndriçon  vetëm dielli, netët i kalojnë në terr.

“Këtu flemë ne. Atje fle i vogli me babin.”

Uji që u rrjedh në çezmë thonë se nuk përdoret as për tu larë.

“Pa ujë fare, se është ujë i pisët. Vetëm për të larë duart. Edhe për duart vjen erë e keqe. S’jemi larë më, u bë kohë. Ka dy muaj ose më shumë. Na ka nxirë zjarri.”

Bukën e sigurojnë duke mbledhur kanaçe e hekura për riciklim.

“Njëherë hamë bukë kur kemi lekë, njëherë nuk hamë. Dalim dhe hamë nëpër kazanë, duke punuar.”

Që kur në krye të bashkisë Kamëz erdhi Rakip Suli u hoqi dhe mbështetjen e vetme ekonomike.

“Tani s’marr gjë, as pension, asgjë.”

Të braktisur e të harruar kaq afër e njëherësh larg syve të njeriut që zgjodhën me votë thirrja e familjes Toto shkon për të gjithë ata që mundet ti ndihmojnë për të dalë nga mjerimi.

Share This Article