Pa fitore në derbin anglez

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nuk ka dhënë fitues derbi i madh i Premier Leagues në mes të Liverpoolit dhe Manchester Unitedit.

Ndeshja e së dielës mbrëma ishte e fortë, por pa gola.

Në pjesën e parë të derbit të xhiros së 19-të, më i rrezikshëm ishte Liverpooli. Ndërsa në të dytën më shumë nga loja kishte Manchester Unitedi që megjithatë nuk realizoi gol.

Lider mbetet Man Utd me 37 pikë. Leicesteri është i dyti me 35 pikë, ndërsa Liverpooli është i treti me 34 pikë.

Xherdan Shaqiri startoi te Liverpooli dhe kishte paraqitje të mirë. Ai u zëvendësua në minutën e 76-të.

Share This Article