Pa Gjimshitin në fushë, Atalanta mposhtet nga Fiorentina

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Fiorentina ka mposhtur Atalantën me rezultatin 3-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 4-të të Serisë A.

Të parët që kaluan në avantazh ishin bergamskët në minutën e 20′, por më pas vendasit barazuan dhe në të 45′ përmbysën rezultatin. Kështu u mbyll pjesa e parë.

Në të dytën ekzaktësisht në minutën e 53′ Lukman barazoi shifrat. Sfida u vulos në të 76-ën nga Kuame i cili shënoi golin e fitores për Fiorentinën.

Pas këtij triumfi, Fiorentina ngjitet në vendin e 7-të me 7 pikë ndërsa Atalanta renditet në vendin e 9-të me 6 pikë.

Rikujtojmë që mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Berat Gjimshiti e nisi sfidën nga stoli, duke mos luajtur asnjë minutë.

Share This Article