ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Statistikat Tirana-Teuta, bilanci i rivalitetit mes dy skuadrave të Superiores të një dekade 8 hours ago
VIDEO/ Shembet ballkoni dhe përfundon në trotuar, shihni si shpëton mrekullisht gruaja 8 hours ago
Denoncimi i Berishës: Edi Rama do vendosë gjoba prej 30 mijë deri në 40 mijë euro për qytetarët ose bizneset që hedhin mbeturina 8 hours ago
Kushtetuesja vendos: Lista Serbe ka të drejtën të propozojë nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës 8 hours ago
‘Një nga gjërat më të mëdha’ – Inovatorët e artit të Nigerisë në ekspozitë në Londër 8 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Pa gjykata dhe pa prokurori/ Qytetet që penalizohen nga drejtësia e re

albnews by albnews
1 May, 2023
in Albania
0
Pa gjykata dhe pa prokurori/ Qytetet që penalizohen nga drejtësia e re
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga data 1 Maj, 9 qytete do të mbeten pa gjykata dhe pa prokurori. Mijëra dosje që ishin për gjykim apo hetim do të transferohen në institucionet e qyteteve fqinje, duke e bërë më të largët gjeografikisht sistemin e drejtësisë për qindra mijëra qytetarë. E quajnë faza e dytë e implementimit të hartës së re gjyqësore, por mund të konsiderohet edhe pasojë direkte e dështimit të reformës në drejtësi, që u miratua 7 vite më parë me presion të fortë ndërkombëtar.

Shkrirja e Gjykatave të Shkallës së Parë dhe prokurorive të lidhura me to ishte një vendim që u imponua për shkak të mungesës së gjyqtarëve dhe prokurorëve. Vetingu e la sistemin me aq shumë vende bosh, sa prurjet nga Shkolla e Magjistraturës e kishin të pamundur t’i zëvendësonin. Hartuesit e reformës në drejtësi nuk e kishin parashikuar këtë fazë.

RelatedPosts

Shqiptarët e burgosur në Belgjikë, pritet marrëveshje mbi transferimin e tyre në Shqipëri

Rama me kryebashkiakun Adams: Po punojmë për fluturime direkte me Nju-Jorkun

Kishte fshehur 10 kg heroinë nën sediljen e fëmijës, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

Dhe meqë një pjesë e madhe e gjykatësve dhe prokurorëve u larguan nga detyra, kryesisht për shkak të problemeve me pasurinë, qeveria e Edi Ramës vendosi të lërë disa qindra mijëra qytetarë pa gjykata dhe pa prokurori fare.

E para që e pësoi nga vetingu ishte Gjykata Kushtetuese, që u paralizua totalisht disa vite më parë. Atëherë kryeministri Rama e komentoi ngjarjen me shprehjen “më mirë djepi bosh, se shejtani brenda”.

Situata tani është krejt ndryshe. Shkrirja e 9 Gjykatave të Shkallës së Parë në Tropojë, Mat, Kurbin, Krujë, Pukë, Lushnje, Kavajë, Përmet dhe Pogradec do të lërë pa shërbime qindra mijëra qytetarë.

Banorët e këtyre bashkive do të duhet të udhëtojnë në një qytet tjetër për të ndjekur një seancë gjyqësore apo për t’u informuar në lidhje me një çështje nën hetim.

Dosjet e Tropojës transferohen në Kukës, të Matit në Dibër, të Kurbinit në Lezhë, të Pukës në Shkodër, të Krujës në Tiranë, të Kavajës në gjykatën e Durrësit, të Lushnjes në Fier, të Përmetit në Gjirokastër dhe të Pogradecit në Korçë.

Për të kuptuar më mirë se çfarë ka ndodhur sot, duhet thënë se vetëm në Lezhë paraditen e sotme u transferuar 1600 dosje nga Kurbini. Për shkak të ngarkesës së madhe, avokatët paralajmërojnë se drejtësia rrezikon të kalojë në kaos.

Nga 22 Gjykata të Shkallës së parë, mbeten vetëm 13 të tilla. Por edhe qytetarët e qyteteve që kanë një Gjykatë të Shkallës së Parë do të kenë probleme.

Disa muaj më parë u shkrinë Gjykatat e Apelit dhe dosjet e tyre u transferuan të gjitha në Tiranë. E gjithë Shqipëria do të ketë vetëm një Gjykatë Apeli.

Paralajmërimet e avokatëve në vesh të shurdhër

Me hartën e re gjyqësore shtohen shpenzimet e qytetarëve për t’u përfaqësuar në një proces gjyqësor. Të favorizuar janë avokatët e qyteteve kryesore, në veçanti ato të Tiranës.

Kur diskutohej harta e re, avokatët e kundërshtuan ashpër shkrirjen dhe transferimin e gjykatave. Dhënia e drejtësisë do të jetë më e shtrenjtë. Me shtimin e shpenzimeve, klientela do të jetë më e pakët për avokatët në rrethe. Veç kësaj, vendimet do të vonohen më shumë.

Prandaj në qershor të vitit të kaluar avokatët bojkotuan seancat gjyqësore dhe dolën në protesta. Në Kurbin, Lezhë, Sarandë, Elbasan, Fier etj, avokatët protestuan kundër vendimit të qeverisë. Por ankesat e tyre nuk u përkrahën nga qytetarët dhe ranë në vesh të shurdhër.

“Habitem që ka akoma individë që besojnë se me ne mund të flitet me gjuhën e bojkoteve, me gjuhën e shfaqjeve të kokëfortësisë pa zë. Në këtu jemi kush ka diçka për ta ndarë e ka shumë të thjeshtë të na kërkojë, të ulemi të flasim, të dëgjojmë. Por, harta është ajo dhe nuk ndryshon”, u shpreh Rama në lidhje me protestën e avokatëve.

Bojkoti i avokatëve u ndërpre më pas dhe ata u detyruan të pranojnë hartën e re.

Këmbëngulja e ambasadës amerikane

Pavarësisht kundërshtive për pasojat negative të reformës në drejtësi, ambasada amerikane e ka mbështetur me ngulm këtë arnim që iu bë sistemit. Kur u arrit marrëveshja për hartën e re, ambasada e SHBA në Tiranë reagoi menjëherë duke thënë se Këshilli i Lartë Gjyqësor ka përmbushur me sukses detyrimin ligjor për të garantuar një sistem gjykatash që do t’i japë qytetarëve shqiptarë drejtësi.

“Këshilli i Lartë Gjyqësor ka përmbushur me sukses detyrimin e tij ligjor për të garantuar rregullisht që sistemi i gjykatave është gati për të siguruar performancë te efektshme gjyqësore dhe për t’i dhënë drejtësi pa vonesë qytetarëve shqiptarë”, u tha në deklaratën e ambasadës amerikane.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Europian dhe fondacioni Soros kanë financuar reformën në drejtësi me qindra miliona euro. Dështimi i reformës nuk është pranuar asnjëherë. Por ndërsa kapja politike e sistemit është mohuar përmes disa arrestimeve të nivelit të lartë, vonesa që do të shkaktojë harta e re gjyqësore do të ndjehet direkt në interesin e qytetarëve./Lapsi.al

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Statistikat Tirana-Teuta, bilanci i rivalitetit mes dy skuadrave të Superiores të një dekade

Statistikat Tirana-Teuta, bilanci i rivalitetit mes dy skuadrave të Superiores të një dekade

8 October, 2025
VIDEO/ Shembet ballkoni dhe përfundon në trotuar, shihni si shpëton mrekullisht gruaja

VIDEO/ Shembet ballkoni dhe përfundon në trotuar, shihni si shpëton mrekullisht gruaja

8 October, 2025
Denoncimi i Berishës: Edi Rama do vendosë gjoba prej 30 mijë deri në 40 mijë euro për qytetarët ose bizneset që hedhin mbeturina

Denoncimi i Berishës: Edi Rama do vendosë gjoba prej 30 mijë deri në 40 mijë euro për qytetarët ose bizneset që hedhin mbeturina

8 October, 2025
Kushtetuesja vendos: Lista Serbe ka të drejtën të propozojë nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës

Kushtetuesja vendos: Lista Serbe ka të drejtën të propozojë nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës

8 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result