‘Pa mbretëri, nuk ka kurorë’, për çfarë u kritikuan Meghan Markle dhe Princ Harry në këtë letër?

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Meghan Markle dhe Harry u kritikuan në mediat sociale këtë javë ndërsa treguan mbështetjen e tyre për kauza të rëndësishme në Mbretërinë e Bashkuar.

Çifti aktualisht është i izoluar në Los Angeles me djalin një-vjeçar, Archie Harrison, pasi u tërhoqën si anëtarë të ‘Familjes Mbretërore’ për ta krijuar vetë rrugën e tyre.

Dhe që nga zhvendosja, ata e kanë mbajtur veten të zënë me punë bamirësie, si dhe kanë mbështetur lëvizjen e “Black Lives Matter”.

Tani, dyshja ka gjetur kohën për të dërguar një letër të përzemërt në bamirësinë kombëtare të sporteve “StreetGames”, e cila ndihmon të rinjtë në zonat e pafavorizuara, raporton “Daily Star”.

Por disa përdorues të mediave sociale kanë mbetur me gojë hapur nga vendimi i Harry dhe Meghan për të përdorur monogramin e tyre të përbashkët H&M me një kurorë në krye, pavarësisht se janë distancuar nga mbretëria.

Sidoqoftë, ata kanë vendosur të mos e quajnë veten Duka dhe Dukesha e Sussex ose të përdorin një titull HRH dhe në vend të kësaj e kanë nënshkruar letrën “Harry & Meghan”.

Organizata ka luajtur një rol vendimtar në shpërndarjen e ushqimit të freskët për të rinjtë në të gjithë Londrën gjatë pandemisë koronavirus.

Ata thanë: “Ne kemi dashur të shkruajmë dhe të shprehim falënderimet tona të përzemërta për ekipin në ‘StreetGames’ pas përkrahjes së tyre, duke ofruar ushqime të kuzhinës në komunitetin ‘Hubb’ në të gjithë Londrën.”

“Ndikimi i Covid-19 ka qenë një kohë e frikshme dhe testuese për kaq shumë njerëz nga të gjitha sferat e jetës, në të gjithë botën.”

“Sidoqoftë, në periudha të vështira si këto, mbizotëron vullneti i mirë për të tjerët dhe shpirti i komunitetit.”

Share This Article