Pa Ronaldon, Juve pëson në shtëpi nga Empoli

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Juventusi është mposhtur nga Empoli me rezultat minimal 0:1, në ndeshjen e parë që Bardhezinjtë e zhvilluan pa Cristiano Ronaldon pas tre sezoneve. Portugezi u largua drejt Manchester Unitedit, në një rikthim sensacional në ‘’Old Trafford’’.

Skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri pësoi humbje nga një gol i Leonardo Mancusos qysh në minutën e 21-të.

Për Empolin, Ardian Ismajli luajti minuta të plota, kurse Nedim Bajrami ishte në fushë për 70 minuta.

Juve, pavarësisht tentimeve të shumta, nuk arriti të barazonte rezultatin dhe kështu pësoi humbjen e parë këtë edicion.

Pas dy ndeshjeve, Juve ka vetëm një pikë, kurse Empoli tre sosh.

Share This Article