ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Valë e frikshme krimesh në “kryeqytetin” e BE, Belgjika do të nxjerrë ushtrinë në rrugë 3 hours ago
‘Mburoja Lindore’, si dëshiron Polonia të mbrojë kufijtë e saj nga pushtimi 5 hours ago
Trump: Udhëheqësit evropianë do të vizitojnë SHBA-në për të diskutuar luftën në Ukrainë!  6 hours ago
I akuzuar nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash, Apeli i GJKKO lë në burg Ilir Metën 6 hours ago
Ky është autori i atentatit të përgjakshëm në Shkodër 6 hours ago
Next
Prev
Home Maqedonia

Pacientja e parë me koronavirus lëshohet në shtëpi

albnews by albnews
16 March, 2020
in Maqedonia
0
Mbyllen baret, restorantet, dyqanet dhe kazinotë në Maqedoninë e Veriut
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Vazhdon të mbetet 18 numri i personave të prekur nga virusi Korona në vendin tonë. Megjithatë, nëse këto shifra do të rriten, do të dihet gjatë mbrëmjes kur edhe do të publikohen rezultatet për 7 personat që momentalisht po testohen.  Tre prej tyre me simptoma të gripit, janë nga Dibra, dy janë paraqitur përmes Qendrës për Shëndet Publik në Shtip dhe dy të tjerë ndodhen në Klinikën për Sëmundje Infektive. Ministri i Shëndetësisë, paralajmëroi rritje drastike të numrit të personave që do të testohen.

“Po bëjnë analiza plotësuese, kontrolle, indikacione eventuale për testime të reja të më shumë njerëzve, në përputhje me përvoja botërore. Madje teste do tu bëhen edhe personave për të cilët nuk jemi të sigurtë se kanë qenë në kontakt me të sëmurë apo me persona për të cilët dyshojmë se janë të infektuar. Do të rrisim numrin e personave që do të testohen. Presim që gjatë ditës së sotme apo të nesërmen të mbërrijnë 40, 50 deri në 80 persona, në mënyrë që detajisht të skenohet ky rajon- deklaroi Venko Filipçe- ministër i shëndetësisë.

Sa i përket informacioneve që qarkullojnë nëpër disa media për mënyra alternative testimi, që qytetarët mund të bëjnë në kushte shtëpiake, për të parë nëse janë apo jo të prekur nga virusi Korona, ministri Filipçe tha se ekzistojnë mundësi alternative, megjithatë besueshmëria e rezultateve është e diskutueshme.

“Nuk ekziston test i tillë. Shohim se janë gjithnjë e më shumë të pranishme nëpër tregje disa të ashtuquajtura teste të shpejta, serologjike që analizojnë antitrupat. Megjithatë, Ka të dhëna, analiza, studime, që tregojnë se të njëjtat nuk kanë nivel të lartë besueshmërie. Nuk ka nevojë që dikush të vet testohet, me mënyra më të shpejta alternative. Në rast nevojë qytetarët duhet të paraqiten dhe epidemiologu do t’u tregojë saktë nëse duhet ose jo të testohen- tha Venko Filipçe- ministër i shëndetësisë.

Pacientja e parë në vend e prekur nga virusi Korona tashmë është lëshuar për mjekim shtëpiak, pasi testet  e fundit kanë rezultuar negativ. Ndërsa, gjendja e personave të prekur nga virusi Korona është e qëndrueshme, përfshirë këtu edhe pacienten e cila është në frymëmarrje mekanike. Sa u takon shpenzimeve të shtetasve të huaj që preken nga virusi Korona, por që ndodhen në vendin tonë, ministri Filipçe tha se shpenzimet mjekësore të të njëjtëve do të mbulohen në kuadër të marrëveshjeve që Maqedonia ka me shtete për mbulim të sigurimit shëndetësor. Ministri i Shëndetësisë tha se presin përgjigje nga Ambasada e Kinës  rreth furnizimit me 200 aparate për frymëmarrje. Masa shtesë do të diskutohen sot  në seancën e Qeverisë  që nis në orën 19, për epilogun e të cilës opinionin do ta informojë gjatë mbrëmjes ministri i shëndetësisë./Alsat/

RelatedPosts

Rama: Shqipet nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova ndotësit më të mëdhenj të pikave turistike

Mickoski: Pres që Prokuroria ta zbardh rastin me përgjimin

Ambasadori amerikan në NATO: SHBA-ja do stabilitet në Ballkanin Perëndimor

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Valë e frikshme krimesh në “kryeqytetin” e BE, Belgjika do të nxjerrë ushtrinë në rrugë

Valë e frikshme krimesh në “kryeqytetin” e BE, Belgjika do të nxjerrë ushtrinë në rrugë

8 September, 2025
‘Mburoja Lindore’, si dëshiron Polonia të mbrojë kufijtë e saj nga pushtimi

‘Mburoja Lindore’, si dëshiron Polonia të mbrojë kufijtë e saj nga pushtimi

8 September, 2025
Trump: Udhëheqësit evropianë do të vizitojnë SHBA-në për të diskutuar luftën në Ukrainë! 

Trump: Udhëheqësit evropianë do të vizitojnë SHBA-në për të diskutuar luftën në Ukrainë! 

8 September, 2025
I akuzuar nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash, Apeli i GJKKO lë në burg Ilir Metën

I akuzuar nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash, Apeli i GJKKO lë në burg Ilir Metën

8 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result