Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka theksuar se sot Presidenti Clinton, Sekretarja Albright dhe Gjenerali Clark në Kosovë, festuan me popullin e Kosovës 20 vjetorin e çlirimit të tonë.
“Sot,
Presidenti Clinton, Sekretarja Albright dhe Gjenerali Clark në Kosovë, festuan
me popullin e Kosovës 20 vjetorin e çlirimit të tonë.
Ishte lufta dhe fitorja e tyre për lirinë tonë, për t’i dhënë
fund vuajtjeve të kombit tonë nga tirania. Angazhimi i tyre për Kosovën ishte
urë për një miqësi afatgjatë strategjike midis dy vendeve tona. Rroftë miqësia
jonë dhe Zoti bekoftë Amerikën!” ka shkruar Pacolli në Facebook./KosovaPress/