Pacolli: I jam mirënjohës ministrit të Jashtëm Cassis për premtimit e mbajtur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli e ka përshëndetur votimin e Këshillit Federal Zviceran për miratimin e Marrëveshjes për sigurimet sociale me Kosovën.

“I lumtur qe një vit që nga vizita ime në Zvicër dhe takimi me Ministrin e Jashtëm Ignazio Cassis, sot Këshilli Federal Zviceran ka miratuar Marrëveshjen për Sigurimet Sociale me Kosovën. I jam mirënjohës Ministrit të Jashtëm Cassis për premtimit e mbajtur dhe mbështetjen e plotë për këtë çështje të rëndësishme për qytetaret tanë. Marrëveshja e miratuar mundëson pagesën jashtë vendit të pensioneve për qytetarët e Kosovës qe jetojnë dhe kanë punuar në Zvicër. Urime!” ka shkruar Pacolli në Facebook./KosovaPress/

Share This Article