ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
BE-ja nuk po guxon më as ta përmendë se Kosova ka aplikuar për anëtarësim 2 hours ago
Grupi i lidhur me Sorosin mbyll radion konservatore në Majami 2 hours ago
Paqja fiskale nuk sjell qetësi, por më shumë pasiguri 2 hours ago
Avokatët e Erion Veliajt padi të re në Kushtetuese 3 hours ago
Përdhunonin të mitura! Grupi shqiptaro-rumun dënohet me 40 vite burg, në Britani 3 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Pacolli ia dorëzon Prokurorit Special mbi 10 mijë dokumente e fakte që dëshmojnë krimet serbe në Kosovë

albnews by albnews
10 December, 2019
in Kosova
0
Voton Pacolli
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Behgjet Pacolli, ministër i Jashtëm në detyrë, sot në një konferencë për shtyp ka paraqitur koleksionin e mbi 10 mijë dokumenteve që i janë dorëzuar Prokurorit Special të Kosovës për krimet e luftës të kryera dhe gjenocidin nga Serbia në Kosovë.

“Ne asnjëherë nuk duhet të harrojmë mizoritë e së kaluarës. Ne ia kemi borxh viktimave të këtyre krimeve kundër njerëzimit. Ne ia kemi borxh edhe vetvetes: ne mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë nëse ndriçojmë ditët e errëta të së kaluarës. Është një detyrim moral ndaj njerëzimit. Detyra historike është të dokumentohen torturat, vrasjet, përdhunimet, dëbimet me forcë dhe krimet e tjera të luftës të kryera nga forcat e qeverisë serbe dhe jugosllave kundër shqiptarëve gjatë luftës së vitit 1998-1999. Kosova duhet të tregoj fushatën e koordinuar dhe sistematike për të terrorizuar, vrarë dhe dëbuar shqiptarët e Kosovës që u organizua nga nivelet më të larta të qeverive serbe dhe jugosllave në pushtet në atë kohë, që kishte rezultuar në shpërnguljen më të madhe të popullsisë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha Pacolli.

Pacolli, thotë se Prokurorët, policia, Gazetarët dhe studiuesit e të drejtave të njeriut kanë hetuar, dokumentuar dhe raportuar përgjegjësinë individuale të shkeljeve të të drejtave të njeriut në Kosovë gjatë luftës.

RelatedPosts

BE-ja nuk po guxon më as ta përmendë se Kosova ka aplikuar për anëtarësim

Aksidenti tragjik në Kosovë që u mori jetën dy shqiptareve, gazetari Buxhala: Në autostradë është shemb dheu, përgjegjësi e dy ministrive

Kosova u dërgon ndihma humanitare palestinezëve në Rripin e Gazës

“Këto dokumente janë përdorur nga Tribunali i Hagës në disa raste të lidhura me Kosovën dhe disa jo. Ato tregojnë thellësinë e krimeve të luftës të kryera në Kosovë. Ato tregojnë përgjegjësinë personale të ushtarëve, komandantëve, politikanëve dhe individëve të tjerë që punoninbrenda shtetit të Serbisë gjatë luftës. Kosova nuk duhet të pranoj revizionizmin historik. Ne duhet të punojmë për të dokumentuar dhe ndjekur penalisht krimet e luftës të kryera nga Serbia në Kosovë”, thotë Pacolli.

Pacolli, gjithashtu ka theksuar se “Ky u bë një qëllim strategjik gjatë punës sime ku u angazhova me shumë personalitete që kishin qasje në mijëra dokumente dhe dëshmi ku prokurorët tanë nuk kishin qasje”.

“Kemi dorëzuar tek Prokuroria Kosovës mbi 10 mijë dokumente dhe fakte që dëshmojnë përgjegjësinë politike dhe individuale të krimeve të luftës të kryera në Kosovë nga Serbia. Mijëra dokumente që duhet të përpunohen nga prokurorët dhe të gjejnë individë përgjegjës për krimet e luftës në Kosovë. Këto dokumente janë siguruar nga burime të ndryshme përmes mënyrave ligjore për të siguruar mbështetje për prokurorët tanë. Kjo është mënyra e vetme që Kosova ta mbajë të vërtetën gjallë dhe të sjell drejtësi. Kjo është mënyra e vetme për të kujtuar atë që ndodhi në Kosovë”, përfundoi Pacolli.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

BE-ja nuk po guxon më as ta përmendë se Kosova ka aplikuar për anëtarësim

BE-ja nuk po guxon më as ta përmendë se Kosova ka aplikuar për anëtarësim

14 December, 2025
Grupi i lidhur me Sorosin mbyll radion konservatore në Majami

Grupi i lidhur me Sorosin mbyll radion konservatore në Majami

14 December, 2025
Paqja fiskale nuk sjell qetësi, por më shumë pasiguri

Paqja fiskale nuk sjell qetësi, por më shumë pasiguri

14 December, 2025
Avokatët e Erion Veliajt padi të re në Kushtetuese

Avokatët e Erion Veliajt padi të re në Kushtetuese

14 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result