• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, May 10, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Pacolli e fton Albrightin për vizitë në Kosovë

Pacolli: Kosova duhet liruar, sërish!

by albnews
23 March, 2019
in Albania
0
2
VIEWS

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli duke kujtuar 20 vjetorin e intervenimit të NATO-s ndaj caqeve ushtarake e policore të ish-mbetjes së Jugosllavisë (Serbisë), e cila po kryente krime në Kosovë, ka thënë se shteti i Kosovës është reflektim i konsensusit më të madh ndërkombëtar në aksionin e bashkësisë së shteteve në fundshekullin e 20 dhe në fillimin e atij 21.

“Kosova si vepër e madhe e aksionit kolektiv botëror e kompaktësoi vetë NATO-n; afirmoi udhëheqësinë e SHBA-ve brenda saj; afroi botën mes vedi; afroi fetë kryesore; krijoi një koalicion me vende në të gjithë rruzullin, nga Arabia Saudite te Shtetet e Bashkuara, Japonia, Turqia por dhe Greqia, etj; dhe u konceptua si një shembull i përkryer i këtij kursi të afrimit ndërkombëtar, ndërfetar dhe i paqes në rajon dhe në botë. Precedenti që ajo krijoi ndali konfliktin në vatra të tjera krize në rajon, por edhe në botë”, ka shkruar Pacolli.

“Megjithatë, Kosova sot është një mision i papërmbushur. Një biznes i papërfunduar. Kosova nuk është anëtare e OKB-së. Kosova sot është vendi më i izoluar në Europë, edhe pse thellësisht mirënjohëse për çliruesit dhe ndërtuesit e saj dhe njëkohësisht shteti më properëndimor në rajon”, vlerëson Pacolli.

Shkrimi i plotë i Pacollit në Facebook:

Kosova duhet liruar, sërish!
Behgjet Pacolli

“Këshilltarët e Presidentit Havel mbetën të habitur: Ai veshi pantallona jeans dhe kërkoi papritmas të bënte ca qindra metra në rrugën e kthimit të të deportuarve kosovarë në kufirin me Shqipërinë. Donte ta bënte për empati, për të provuar njëjtë si ata, të shpërngulurit me forcë, ndjesitë e një rruge kthimi tek vatrat amtare,” 
..më tregoi ish-Presidenti i Shqipërisë Rexhep Meidani diçka më pak se 20 vjet më parë.

Kishte qenë një vizitë e Presidentit të famshëm çek Václav Havel, kur fushata ndëshkuese e NATO-s për të çliruar Kosovën përfundoi me sukses. Falë aleancës mes vendesh nga lindja dhe perëndimi, kosovarët nuk mbetën nëpër botë, nuk ndenjën nëpër kampe humanitare, por u kthyen në vatrat e tyre.

Ato vatra ishin ende të djegura, rreth 120 mijë shtëpi, ku gjendeshin edhe trupa të vrarë, nga afro 15 mijë shqiptarë. Gjithçka u rindërtua. Koalicioni i vendeve që na çliroi 20 vjet më parë, më i gjerë sesa NATO, u shndërrua në një koalicion ndërtues i Vatrës së përbashkët për njerëzit e Kosovës.

Nuk kishte alternativë për kthim mbrapa në gjendjen e mëparshme nën Serbi, pjesë e një Jugosllavie që sot nuk ekziston më. Madje, në një deklaratë të 31 janarit 2006, në Londër, ministrat e jashtëm të Grupit të Kontaktit, plus atyre të BE-së dhe NATO-s (për Rusinë firmosi zoti Lavrov), potenconte përveç parimeve udhëheqëse të 2005 për Kosovën – jo ndarje, jo bashkim me shtet tjetër, jo kthim në gjendjen e mëparshme – edhe një urdhërim për Jugosllavinë në paragrafin 7: “Ministrat presin që Beogradi të jetë i vetëdijshëm që marrëveshja duhet, mes të tjerash, të jetë e pranueshme nga njerëzit e Kosovës. Politikat katastrofike të së shkuarës janë në thelb të problemeve të së tashmes.”

Në fillim të këtij shkrimi, zgjodha jo pa shkak të përmend një figurë monumentale të historisë europiane, udhëheqësin e një vendi të ish-Lindjes komuniste që kapërceu ndjeshmëritë e opinionit publik të vendit të tij: vetëm 35% e çekëve ishin në favor të bombardimit të Serbisë nga NATO. Ndryshe nga frika e skeptikëve, ndërhyrja humanitare e NATO-s në favor të Kosovës nuk solli një luftë të re botërore, përkundrazi: Ajo bëri bashkë vendet e perëndimit dhe të lindjes. Ajo bëri bashkë pellgje gjeografike të ndryshme. Ajo bëri bashkë popullsi të përkatësive fetare të ndryshme. Madje, as Rusia nuk mundi ta kundërshtonte.

Kuadri legal mbi bazën e të cilit u ndërtua dhe konsolidua statusi ndërkombëtar i Kosovës dje dhe sot – Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit, Plani Ahtisaari (në shumicën dërrmuese të përbërjes së vet) si e tregon edhe deklarata e cituar më sipër, mendimi këshillimor i ICJ-së për legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në shtator 2009 – është miratuar me konsensus thuajse absolut.

Ky aksion ndërkombëtar luftarak, juridik, shtetndërtues ishte i mundur sepse kishte një bazë morale që e personifikuan pikërisht disa prej pacifistëve më të mëdhenj europianë, Václav Havel, Bernard Henry Levy dhe Bernard Kushner, për të përmendur disa nga emrat më të shquar…

Shteti i Kosovës është reflektim i konsensusit më të madh ndërkombëtar në aksionin e bashkësisë së shteteve në fundshekullin e 20 dhe në fillimin e atij 21. Kosova si vepër e madhe e aksionit kolektiv botëror e kompaktësoi vetë NATO-n; afirmoi udhëheqësinë e SHBA-ve brenda saj; afroi botën mes vedi; afroi fetë kryesore; krijoi një koalicion me vende në të gjithë rruzullin, nga Arabia Saudite te Shtetet e Bashkuara, Japonia, Turqia por dhe Greqia, etj; dhe u konceptua si një shembull i përkryer i këtij kursi të afrimit ndërkombëtar, ndërfetar dhe i paqes në rajon dhe në botë. Precedenti që ajo krijoi ndali konfliktin në vatra të tjera krize në rajon, por edhe në botë.

Megjithatë, Kosova sot është një mision i papërmbushur. Një biznes i papërfunduar. Kosova nuk është anëtare e OKB-së. Kosova sot është vendi më i izoluar në Europë, edhe pse thellësisht mirënjohëse për çliruesit dhe ndërtuesit e saj dhe njëkohësisht shteti më properëndimor në rajon.

Regjimi antinjerëzor i vizave mund të thuhet se ilustron dështimin që vjen nga mungesa e konsensusit të politikës ndërkombëtare për Kosovën, sipas paradoksit të interesave të vegjël që cënojnë interesin e epërm kolektiv. Ky paradoks jashtë Kosovës ka prodhuar një paradoks brenda Kosovës: një gjysh kosovar i ka rënë pash Europës pa viza 50 vjet më parë; Dua Lipa bën krenare Britaninë e madhe dhe Kosovën; ndërsa një njëzetvjecar shqiptar me emrin ToniBler nuk mund të udhëtojë dot pa vizë askund!

Kosova duhet liruar, sërish! Kosova duhet kuptuar, sërish! Kosova duhet shpëtuar, sërish! Kosovës duhet t’i jepet mundësia t’ua kthejë borxhin atyre që i shpëtuan ekzistencën nga rreziku i genocidit 20 vjet më parë. Ne duam të kontribuojmë në misione paqeruajtëse, paqebërëse, proporcionalisht me fuqinë tonë. Por, më thjesht, njerëzit duan t’u kthejnë vizitën atyre që na vizitojnë.

Kosova, në mes të Europës, është vend që fle mbi pasuri natyrore. Është një vend me një rini plot talente. Por, zhvillimi ynë ekonomik stagnon pikërisht për shkak të statuskuosë së negociatave me Serbinë. Dialogu i konceptuar si deri më sot me fqinjin verior, nuk po çon dot në një mbyllje përfundimtare të plagëve të së kaluarës.

Për fatin tonë të madh, një lloj lëvizjeje pozitive si 20 vjet më parë po shfaqet në horizont: krahas rolit të BE-së, kemi një përfshirje vendimtare të SHBA-ve si e treguan letrat e Presidentit Trump drejtuar presidentëve Thaçi e Vuçiç.

Kosova që e shpëtoi ekzistencën e vet falë rolit vendimtar të perëndimit, ka ende shansin të shërbejë si precedent pozitiv zhvillimi për vendet e rajonit, por pse jo edhe për vende të tjera me shumicë muslimane anë e mbanë botës.

Kosova është kundër idesë së ndarjes së botës në blloqe ideologjike dhe fetare. Përkundrazi, në shembullin e saj të vogël por domethënës, është e gatshme të shërbejë për bashkimin e ndasive që sot dominojnë globin.

Republika e Kosovës ka një histori të hershme bashkëjetese midis etnish dhe besimesh. Kosova ka një legjislacion të avancuar për këtë bashkëjetesë sot dhe nesër dhe ka një praktikë shembullore të respektimit të saj.

Që ne t’i kthejmë borxhin miqve duhet të shikohet para kah e ardhmja: Ekonomia është terreni që bashkon njerëzit dhe zhvleftëson kufijtë.

Koncepti i zonave të lira ndërkufitare dy dhe treshtetërore sipas modeleve europiane, madje edhe sipas atyre ndërkoreane është vetëm njeri prej koncepteve që duhen eksploruar për relativizimin e kufijve, për shërimin e ndarjeve ndëretnike dhe për ndalimin e hemoragjisë së emigracionit ekonomik.

Nën parimin e Havelit, sipas të cilit sovraniteti është më pak i rëndësishëm se të drejtat e njeriut, që përfshijnë edhe të drejtat ekonomike, por edhe siç ishte motoja brenda fushatës së Presidentit Klinton, udhëheqës i frontit për çlirimin e Kosovës, front që përbëhej nga burrështetas të rrallë si Shirak, Bler, D’Alema, etj, duhet të kujtohemi herë pas here se, edhe për Kosovën, vlen: 
“E para është ekonomia….”

Previous Post

Shkollat “Mehmet Akif” ndan 80 bursa

Next Post

Heroinave të Ferizajt u dhurohen piktura

albnews

albnews

Related Posts

EMRAT/ Rrëshkitja e masivit të dheut në Gramsh, vdesin 2 të rinj që ishin duke punuar në kantier
Albania

EMRAT/ Rrëshkitja e masivit të dheut në Gramsh, vdesin 2 të rinj që ishin duke punuar në kantier

10 May, 2025
Më pak se 24 orë nga zgjedhjet, KQZ: Kanë mbërritur mbi 180 mijë zarfe me votat e diasporës
Albania

Më pak se 24 orë nga zgjedhjet, KQZ: Kanë mbërritur mbi 180 mijë zarfe me votat e diasporës

10 May, 2025
“Motra e viktimës plagosi prindërit e Ylber Jakut me sëpatë”- Avokatja e autorit të vrasjes në Has zbulon detajet tronditëse: Policia nuk veproi!
Albania

“Motra e viktimës plagosi prindërit e Ylber Jakut me sëpatë”- Avokatja e autorit të vrasjes në Has zbulon detajet tronditëse: Policia nuk veproi!

10 May, 2025
Next Post
Heroinave të Ferizajt u dhurohen piktura

Heroinave të Ferizajt u dhurohen piktura

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
EMRAT/ Rrëshkitja e masivit të dheut në Gramsh, vdesin 2 të rinj që ishin duke punuar në kantier

EMRAT/ Rrëshkitja e masivit të dheut në Gramsh, vdesin 2 të rinj që ishin duke punuar në kantier

10 May, 2025
Kaloi natën në spitalin e Tiranës, çiklisti spanjoll me frakturë të vertebrës

Kaloi natën në spitalin e Tiranës, çiklisti spanjoll me frakturë të vertebrës

10 May, 2025
Më pak se 24 orë nga zgjedhjet, KQZ: Kanë mbërritur mbi 180 mijë zarfe me votat e diasporës

Më pak se 24 orë nga zgjedhjet, KQZ: Kanë mbërritur mbi 180 mijë zarfe me votat e diasporës

10 May, 2025
“Motra e viktimës plagosi prindërit e Ylber Jakut me sëpatë”- Avokatja e autorit të vrasjes në Has zbulon detajet tronditëse: Policia nuk veproi!

“Motra e viktimës plagosi prindërit e Ylber Jakut me sëpatë”- Avokatja e autorit të vrasjes në Has zbulon detajet tronditëse: Policia nuk veproi!

10 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4670 shares
    Share 1868 Tweet 1168
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2379 shares
    Share 952 Tweet 595
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1857 shares
    Share 743 Tweet 464
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1806 shares
    Share 722 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1693 shares
    Share 677 Tweet 423
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM